Kosova anëtarësohet në organizatën e sigurisë RACVIAC

Kosova është anëtarësuar sot në organizatën e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë - RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) e themeluar në vitin 2000 me qëllim nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

Ministria e Jashtme e Kosovës deklaroi pak më parë se falënderon të gjitha shtetet anëtare si dhe mekanizmat e brendshëm në Kosovë që bën të mundur anëtarësimin në këtë organizatë të pavarur, e cila përpos komponentës ushtarake, në fushëveprimin e saj ka edhe pjesën akademike.

Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të Evropës Juglindore është i rëndësishëm për shumë procese reformuese civilo-ushtarake të cilat do të ndihmojnë reformën e sektorit të sigurisë, bashkëpunimin kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, menaxhimin e fatkeqësive, katastrofave, integrimin evropian dhe euroatlantik, kontrollin e armëve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe sigurisë.

RACVIAC bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare siç janë OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj. Në këtë organizatë bëjnë pjesë aktualisht 8 shtete anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën