Kosova dhe Maqedonia anulojnë fluturimet me zonat e prekura nga koronavirusi në Itali

Kosova dhe Maqedonia anulojnë fluturimet me zonat e prekura nga koronavirusi në Itali

Foto ilustruese

Kosova dhe Maqedonia kanë vendosur që të anulojë të gjitha fluturimet që vijnë nga zonat e prekura me koronavirus në Itali. Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, shprehet se për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ka vendosur anulimin e fluturimeve me vendet e prekura nga koronavirusi në Itali. Ai tha se këtë rekomandim e ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, për shkak të karantinës së vendosur nga qeveria italiane për zonën veriore të saj.

Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.

Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra  por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, shkruan Abdixhiku.

Gjithashtu njëra prej kompanive në Maqedoni, “Wizz Air” i anuloi fluturimet nga Shkupi dhe Ohri për Trevizzo dhe Milano deri më 3 prill. Fluturimet e sotme për Trevizo të Italisë është anuluar për shkak të dekretit nga Qeveria e Italisë me të cilën e gjithë Lombardia dhe 14 provincat e tjera veriore janë karantinuar për shkak të koronavirus.

Postimi i ministrit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun