Kosova barazon me Malin e Zi, nuk ruan avantazhin e pjesës së parë

Kosova barazon me Malin e Zi, nuk ruan avantazhin e pjesës së parë

Lojtarët e Kosovës pas golit të Milot Rashicës

Kosova barazoi në Mal të Zi me rezultatin 1-1 të vlefshme për Nations League. Në ndeshjen e luajtur në Podgoricë dardanët do e nisnin mjaft mirë ndeshjen ku në minutën e 26-të Milot Rashica do të kalonte në avantazh skuadrën pas një aksioni të gjatë. 

Por në pjesën e dytë do të ishte Stefan Mugosa, sulmuesi shtatlartë i Malit të Zi i cili do të barazonte rezultatin. Ky është barazimi i dytë për Kosovën në grupin A të Nations League

Kosova ndodhet në të njëjtin grup me Malin e Zi, Bullgarinë, Çekinë dhe Anglinë. Ata ndajnë vendin e 3 me Malin e Zi me vetëm dy pikë. Grupi kryesohet nga Anglia ndërsa në ndeshjen Çekia fitoi 2-1 përballë Bullgarisë dhe kap vendin e dytë ndërsa bullgarët kuotohen të fundit me 1 pikë, atë që kanë marrë në Prishtinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat