PRISHTINE - Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim për energjinë elektrike dhe ku zbatimi i saj do të nisë që nga dita e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga udhëheqësja e dialogut, Edita Tahiri e cila tha për mediat kosovare se veç kësaj, është arritur marrëveshje për zgjerimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë duke përfshirë kalimin për qytetarët e Kosovës në Aeroportin e Beogradit dhe Nishit si dhe për kalimin tranzit përmes Serbisë në vendet e treta ku përfshihen shtimi i pikëkalimeve kufitare për Kroaci dhe Hungari dhe hapja e pikëkalimeve kufitare për Bullgari, Rumani dhe Maqedoni.
Tahiri marrëveshjen për energjinë e vlerëson si një arritje në dobi të qytetarëve dhe stabilitetit energjetik rajonal, si dhe sipas saj, do të vihet rendi dhe ligji në pjesën veriore të vendit duke i dhënë fund operatorëve ilegalë që kanë vepruar deri më tani në fushën e energjisë.
“Zbatimi i kësaj Marrëveshje do të realizohet brenda dy muajsh, ndërsa prej datës 22 shtator 2014 qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë aeroportin e Beogradit për udhëtime tranziti. Ndërkaq ishte vlerësim i përbashkët se zbatimi i marrëveshjeve në fushën e doganave është duke ecur mirë, për të cilën edhe Bashkimi Evropian bëri vlerësime pozitive”, tha Tahiri.
Sipas një komunikate për media, thuhet se është sa i takon telekomit, ende nuk është arritur të përfundohet plani për zbatim, duke qenë se kanë mbetur edhe disa gjëra për tu sqaruar në ditët në vijim.
/Shqiptarja.com