Kosova dhe shqiptarët humbasin në Kongresin Amerikan mikun më të madh, Eliot Engel largohet në janar

Kosova dhe shqiptarët humbasin në Kongresin Amerikan mikun më të madh, Eliot Engel largohet në janar

Përfaqësuesi Eliot Engel

KOSOVË- Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar, pas më shumë se tri dekadash në detyrë.

Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit - një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare - që nga viti 1989.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e ka bërë atë të famshëm në këtë shtet, të njohur nga rreth 115 vende të tjera.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Kjo e ka bërë atë një figurë të diskutueshme në Serbi, vendin që vazhdon ta refuzojë humbjen e Kosovës dhe lobon kundër njohjes së saj nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, largimi i Engelit nga Dhoma e Përfaqësuesve - ku së voni ka kryesuar Komitetin për Punë të Jashtme, duke përdorur pozicionin e tij për të ndëshkuar Beogradin dhe për të mbrojtur Kosovën - mund të mos jetë një rast për Serbinë që të gëzohet.

Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake, në verë.

Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan. “[Ka] shumë gjëra të ndryshme që mund t’i bëj... Nuk do të marr ndonjë vendim tani, por e dini se jam duke menduar”, ka thënë Engel për Washington Examiner, në fillim të dhjetorit.

”Ndoshta bëj diçka me administratën... Disa njerëz kanë sugjeruar që mbase unë mund të jem ambasador”, ka thënë ai./REL

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elez: 30/12/2020 23:27

    Ankthi se ne çdo moment mund te infektoheshin dhe humbje njerzit me te dashur.Prishja e normalitetit ne te gjitha sektoret jetesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur