Daçiç në OKB: Ne jemi të vegjël, por jo budallenj! Albin Kurti del me flamurin e Shqipërisë (Ja si i përgjigjet Vlora Çitakut)

Këshilli i Sigurimit i OKB diskutoi për Kosovën, për herë të fundit këtë vit. Diskutimi që zgjati 2 orë e gjysmë filloi me fjalimin e Zahir Taninit, i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në Kosovë dhe shef i UNMIK-ut. Tanin tha se zgjedhjet e fundit në Kosovë, "sollën ndryshimin më signifikant të ndodhur në vend në 12 vitet e fundit”.

Ky ndryshim, sipas tij, ka të bëjë me vendimin e marrë nga zgjedhësit për t'ia dhënë votën "kandidatëve jokonvencionalë, vizionet e të cilëve nuk janë të njëjta me ato të udhëheqësve të mëparshëm”.

Ministri i jashtëm Ivica Daçiç, tha se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk ka "asnjë përmirësim. Ai foli për të drejtat e mohuara të serbëve pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova dhe marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar 6 vjet më parë, e cila sipas tij ‘ka qenë e vështirë për t'u arritur, por zbatimi i saj nuk ka pasur sukses’, - duke shtuar se "Serbia është e gatshme që të vazhdojë bisedimet që nesër nëse plotësohen kushtet”.

Ministri i Jashtëm serb foli edhe për vendosjen e tarifave kundrejt produkteve serbe një vit më parë, duke thënë se nuk është e drejtë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë që vendet e tjera të njohin pavarësinë e Kosovës dhe i kërkojnë Serbisë të ndalojë fushatën për kthimin mbrapsht të njohjeve të "të ashtuquajturës Kosovë”.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë ai tha se ato janë përdorur kundër serbëve. Albin Kurti, - tha ai,- ka si synim krijimin e "Shqipërisë së Madhe” dhe, se kërkon të hedhë poshtë pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel për komunat me shumicë serbe.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar Daçiç shprehu indinjatën që zyrtarë perëndimorë qëndrojnë në takime me Albin Kurtin, kur ky i fundit tregon flamurin e Shqipërisë.

“Ne jemi të vegjël, por jo budallenj,” tha Daçiç duke u futur në rolin e viktimës. Ai foli për rrezikun e luftëtarëve të IS, të kthyer në Kosovë, që sipas tij janë 250 në numër dhe “përbëjnë rrezik jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën”.

Daçiç kishte sjellë me vete një letër ‘dokument’ dhe duke iu kthyer përfaqësueses së Kosovës, Vlora Çitakut, ai kujtoi asaj takimin e kaluar të Këshillit të Sigurimit, kur Çitaku e pati quajtur çështjen e Kosovës, çështje dekolonizimi. "Kosova dhe Metohija nuk përmenden në asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara për dekolonializimin”, tha Daçiç. Me letrën në dorë ai iu drejtuar Çitakut duke i thënë përfaqësueses së Kosovës se ajo është çertifikata e saj e lindjes, në gjuhën serbe dhe shqipe, për të treguar se Serbia nuk i ka pas ndaluar shqiptarëve përdorimin e gjuhës shqipe.

Vlora Çitaku tha se "Prania ime këtu sot nuk është një shenjë krize, por e besimit. Ndërsa hijet e gjata të luftës vazhdojnë të na ndjekin, ne takohemi këtu sot në një atmosferë të rritjes së shpresës. Më 6 tetor, Kosova organizoi me sukses zgjedhjet e 4-të parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së saj. Këto zgjedhje ku nuk janë të jashtëzakonshme vetëm në prejardhjes.

Me të vërtetë, ata ishin të veçantë në shumë mënyra. Për herë të parë në historinë tonë, një brez i ri i qytetarëve, fëmijët që kanë lindur në liri dhe rritur në një vend të pavarur, kosovarët që nuk e dinin luftën, kishin një shans për të hedhur votën e tyre dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të ardhshëm. Por ndërsa ne flasim këtu sot për të kaluarën, kosovarët e rinj po shkruajnë të ardhmen.
Çitaku tha se brezi i ri në Kosovë nuk ka kohë për debate të pakuptimta. 'Ata janë atje jashtë, duke punuar shumë, shpesh kundër jush, duke sfiduar statusin quo dhe ngritjen e barit për të gjithë ne. Fëmijët kosovarë po rriten me heronj të rinj'.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja