Vitin e ardhshëm Kosova, në gjurmët e modelit qeverisës francezë, duket se do kthehet në republikë parlamentaro-presidenciale. Lajmi bëhet i ditur gjatë një interviste për mediat nga kryetari i komisionit për amendimin e kushtetutës, Arsim Bajrami.

Bajrami ka thënë se Kosova është gjithmon e më tepër drejt një modeli qeverisje si ai Francezë. “Vendi ynë po shkon më tepër drejt këtij modeli francez ku nuk dominon as parlamentarizmi as presidencializimi, por krijohet një ekuilibër i fuqisë Kushtetuese,” u shpreh Bajrami. “Të tria pushtetet, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori janë të barabarta”.