Kosova do të njohë diplomat e
universiteteve private në Shqipëri

Kosova do të njohë diplomat e<br />universiteteve private në Shqipëri
TIRANË - Prishtina zyrtare do të njohë së shpejti diplomat e studentëve kosovarë që kanë kryer arsimin e lartë në universitetet private në Shqipëri. Dakordësia u arrit në një takim që ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mbajti në Tiranë me homologun e saj kosovar Arsim Bajrami.
 
Ky është një premtim i mbajtur, posaçërisht nga ana e ministrit të Kosovës, për të bërë të mundur ndryshimet ligjore që mundësojnë njohjen e diplomave të studentëve që vijnë nga Kosova për të studiuar në universitetet shqiptare. Ne jemi bashkë, për të mundësuar në një kohë shumë të shpejtë procesin e njohjes së diplomave, duke ofruar jo vetëm siguri në verifikimin e çdo diplome që është lëshuar nga institucionet tona të arsimit të lartë, por duke qartësuar edhe situatën për ato 18-të institucione private që u mbyllën”, deklaroi Nikolla.
 
Nga ana e tjetër, ministri Bajrami tha se falë bashkëpunimit të mirë me ministren Nikolla është zhvilluar një proces konsultash, i cili po finalizohet për të filluar më pas procesi i njohjes së diplomave të studentëve kosovarë që janë diplomuar në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri.

“Ministria e Kosovës është në fund të procesit dhe që javën e ardhshme do të miratojmë udhëzimin administrativ për njohjen e diplomave për studentët kosovarë që mbarojnë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”, tha ministri Bajrami.
 
Në takim u diskutua për vendosjen e rrugës së standardit, bashkëpunimit dhe koordinimit në arsim, në mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë së bashku në rrugën e integrimit të arsimit të lartë në hapësirën evropiane.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptajra.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin