Kosova do të pranohet në OSBE në të ardhme jo të largët

Në Konferencën e përbashkët të shtypit të Presidentit të saporizgjedhur të Asamblesë Parlamentare, finlandezit Ilkka Kanerva, dhe Sekretarit të Përgjithshëm në largim të kësaj Asambleje, amerikanit Spencer Oliver, mbajtur në përfundim të punimeve 5-ditore të Asamblesë në Pallatin e famshëm "Finlandia", pyetjes së ATSH-së se, "kur do të pranohet pjesmarrja e Kosovës në forumet e OSBE-së - vend i pavarur evropian tashmë i njohur nga më se 109 shtete anëtare të OKB-s dhe anëtare e mjaft forumeve evropiane dhe ndërkombëtare - ndërkohë që këto ditë Serbia, si kryesuese e rradhës, pengoi pjesmarrjen e përfaqësueses kosovare në Mbledhjen e tanishme", të dy referuesit u përgjigjën në mënyrë mjaft lakonike se "Kosova do të pranohet në OSBE në të ardhme jo të largët".
Presidenti Kanerva theksoi se, "deri diku kjo lidhet dhe me faktin se janë akoma 5 shtete të BE-së që, për arsyet e veta të brendëshme, ende s'po e njohin Kosovën", duke shtuar se "sidoqoftë, dhe ato do e pranojnë herët apo vonë ekzistencën e saj si shtet më vete".
Nga ana e tij Spencer Oliver sqaroi se "nga të 57 vendet anëtare të OESB-së, një apo dy shtete ishin kundër pjesmarrjes së Kosovës në Mbledhjen aktuale në Helsinki. Meqenëse ne në OSBE veprojmë mbi bazën e konsensusit të përgjithshëm nuk mundëm ta pranonim pjesmarrjen këtë rradhë të Kosovës këtu. Sidoqoftë, duhet mbajtur mend se OSBE është mjaft e angazhuar në Kosovë në të gjitha fushat e mundëshme", duke ritheksuar se "Kosova do të pranohet në OSBE në të ardhme jo të largët".
Konferenca e shtypit vazhdon akoma me problemin e mospjesmarrjes së delegacionit rus, me çështjen e refugjatëve etj.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë