Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Këtë javë nënshkruhet kontrata me kompaninë turke

Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Këtë javë nënshkruhet kontrata me kompaninë turke

Foto ilustruese

Qeveria ka përzgjedhur tashmë kompaninë e cila do ta ndërtojë fabrikën e municionit, kanë bërë të ditur për KOHËN burime në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas këtyre burimeve, kompania turke me të cilën në fillim të javës do të nënshkruhet marrëveshja, është "Makine ve Kimya Endüstrisi" (MKE). Ajo do të jetë përgjegjëse për ta ngritur gjithë fabrikën.

"Faza e parë që duhet të kryhet brenda dy vitesh, nënkupton që fabrika të nisë të prodhojë dy lloje municionesh. Njëri do të jetë i kalibrit 5.56 mm dhe tjetri 7.62 mm. Marrëveshja do të përfshijë edhe dizajnimin e fluturakeve pa pilotë", ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, në emër të Qeverisë, marrëveshjen me MKE-në do ta nënshkruajë kryeministri Albin Kurti.

Muajin e shkuar, Qeveria e themeloi Komisionin Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilotë. /Koha/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti vizitë jashtë Kosovës, nuk shkon për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale

Kurti vizitë jashtë Kosovës, nuk shkon për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale