/ATSH-Behlul Jashari/.- Institucionet e Kosovës kanë në axhendë ndryshimet kushtetuese drejt transformimit të FSK në FAK, për të cilin ka kushtëzime nga Lista Srpska dhe krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën ka mungesë votash në Kuvend.
Sot paradite mblidhet qeveria, e pasdite për vazhdimin e seancëns plenare të ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, në 16 korrik, mbidhet Kuvendi i Kosovës, i cili nesër do të ketë edhe seancë të re.
Ka njoftime të medias se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thirrur deputetët e partisë së tij për të diskutuar sot paradite rreth themelimit të Gjykatës Speciale, por nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.
Në 26 qershor, Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi propozim-amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës për krijimin e Gjykatës Speciale. Votat kundër dhe abstenim ishin nga pozita - PDK, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Për miratim mungonin 5 vota, duheshin së paku 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, prej tyre10 serbë.
Në Kuvendin e Kosovës pritet që qeveria të riprocedojë për votim amendamentin kushtetues që ka të bëjë me Gjykatën Speciale pasi për këtë edhe të sigurohet numri i nevojëshm prej dy të tretave, ndërkohë që mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë të theksuara edhe sot në ballinat e shtypit kosovar janë se, shtyrja e votimit të Speciales është e dëmshme për Kosovën.
"Pres themelimin e Gjykatës Speciale. Shpresoj se do të bëhet së shpejti, dhe jo me vonesë dhe shpresoj që kjo do të na ndihmojë të gjithëve që të shohim Kosovën duke bërë progres në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian", ka deklaruar dje në Prishtinë Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay.
Në 27 qershor, në një mbledhje konsultative të qeverisë u paralajmërua riprocedim dhe për këtë bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën që nuk votoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese, por në 30 qershor tre partitë opozitare kosovare së bashku deklaruan se, "vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm".
Sipas opinionit të opozitës, të theksuar edhe sot, "riprocedimi i Speciales përmbys rendin kushtetues". Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, cituar nga shtypi, "e ka ftuar qeverinë e Kosovës ta respektojë votën kundër të deputetëve për Gjykatën Speciale dhe të mos e riprocedojë këtë çështje më në Kuvendin e Kosovës".
Ndërkohë, para se të futen në axhendë seance plenare të Kuvendit propozim-amendamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, me kërkesë të shumicës së përfaqësuesve të subjekteve politike, Kryesia e Kuvendit të hënën vendosi "t'u japë kohë partnerëve të koalicionit të zhvillojnë konsultimet".
Lista Srpska, me 10 deputetë, pjesë e koalicionit qeverisës në deklarata për media ka shprehë qëndrimin se, "nuk do të votojë transformimin e Forave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës derisa të përmbushen katër kushte", të cilat janë: Formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, emërimi nga komuniteti serb i zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, zëvendësi i komandantit të FSK-së të jetë poashtu nga radhët e komunitetit serb si dhe ndërprerja e privatizimit nëpër komuna, përfshirë Brezovicën (qendër turistike) dhe Trepçën (kombinatin xehtaro metalurgjik kimik ).
Ndërsa, nga ana e opozitës që e përbëjnë tre parti shqiptare, u deklarua se ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi nuk u pajtua "me vendimin e mazhorances që t'i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës".
Derisa nuk dihet kur do jenë në axhendë të seancave plenare ndryshimet Kushtetuese drejt FAK-ut e Speciales, sot në Kuvendin e Kosovës votimi i Projektligjit për Sigurimet, i shqyrtuar për herë të parë, hap vazhdimin e seancës plenare të ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, në 16 korrik.
Pika të axhendës së papërfunduar janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu (nga Lëvizja Vetëvendosje), e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.
Nesër, në 23 korrik, mbahet seancë e re, në të cilën do të shqyrtohen për herë të parë tre projektligje dhe një raport vjetor, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare.
/Shqiptarja.com