PRISHTINË, 4 Mars /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhje, ku fillimisht shqyrtoi dhe miratoi Propozim-vendimin për themelimin e Komisionit qeveritar për hartimin e Koncept-dokumentit për Fondin për Investim dhe Punësim - Fondin Zhvillimor.
Në vazhdim, u bë shqyrtimi i Rekomandimit të Komisiont Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësive për faljen e borxheve të personave fizikë dhe juridikë ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjve publike në Republikën e Kosovës dhe sapo u miratua.
Qeveria kosovare bëri shqyrtimin e Propozim-vendimit për aprovimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë. Miratimi në parim u bë unanimisht.
Në axhendë janë 11 pika, ndërsa pas mbledhjes mbahet një konferencë për media e ministrit të Financave, Avdullah Hoti./k.s/