PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.-Çertifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura në 8 qershor, u bë sot pasdite në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura në 26 qershor, të çertifikuara sot, koalicioni i PDK-së ka 30,38 % të votave - 37 deputetë , ndërsa LDK 25,24 % - 30 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 13,59 % - 16 deputetë, AAK 9,54% - 11 deputetë, Nisma për Kosovën 5,15% - 6 deputetë.
Nga subjektet e komuniteteve pakicë, Lista Srpska (Srpska Lista) ka 5,22% të votave - 9 deputetë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,02% - 2 deputetë, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,89% - 2 deputetë.
AKR me 4,67 % të votave nuk kalon pragun 5% për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare në 8 qershor 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësi.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Legjislatura e Tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, të njohur deri tash nga 107 shtete anëtare të OKB-së.
Çertifikimi sot i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pasohet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të Legjislaturës së Pestë, i cili zgjedhë Qeverinë e re./a.g/
/Shqiptarja.com