Rruga e kombit ditën e sotme është mbingarkuar me makina që vinin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Policia e shtetit bën me dije se prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në Shqipëri, 22145 persona me 4058 mjete. Si pasojë në doganë nga Morina deri të Ura e Drinit të Zi është krijuar një trafik i rënduar automjetesh. Shkak për këtë trafik është bërë edhe punimet që po bëhen tek ura e Drinit të Zi si dhe hyrjet e mëdha të makinave për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Policia e shtetit është angazhuar për të liruar trafikun, megjithatë lëvizja e lirë është e pamundur për shkak të fluksit.
Ndërkohë shumë persona që vijnë nga Kosova kanë shprehur shqetësimin e tyre duke thënë se punimet nuk duhet të kryhen në mes të sezonit turistik.
"Kjo nuk është normale" shprehet një shofer kamioni.
"Nuk e di ca behet, në mesa të sezonit, nuk e di..." shprehet një tjetër.
"Kemi nxehtë" thotë një zotëri nga Kosova.
"Tmerr i madh, i mblodhën makinat, nxehtë i madh, nuk po e di pse është bërë kështu." shpjegon një udhtar,
Ndërkohë Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje
Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.
Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën në rrugën e kombit.
Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës .
Po ashtu ditën e sotme në Portin e Durrësit janë ankoruar 3 tragete që vinin nga Bari. Nga këta traget kanë zbritur 3958 udhëtarë si dhe 264 makina. Po ashtu ditën e djeshme kanë ardhur 10 mijë udhëtarë ndërsa pasditen e sotme regjimi i trageteve kalon në normalitet.
KETYRE shkerdhatave tu ngrihet taksa e rruges te kombit 100%,,,dhe cmimet ne plazh te rriten 3 -fish,,sepse e ndosin ambientin dhe detin,,..///
PërgjigjuTi thjesht nuk je i yni. Sa do që mundohësh të mbjell urrejtje ndërmjet Shqipeve, gjithmonë do të deshtosh. Herën tjetër mundohu pak të jesh më kreativ, se forat e lodhta tuat askush si ha o Shka.
po paska pas te drejte rama me taksen o burre, cna tregonit histori patriotike ne, rama rri
PërgjigjuNa behet qejfi shume qe vellezerit tane vijne dhe e vleresojne token tone/tyre. Vetem perfitime ka ekonomia jone, por duhet ndalur urgjent mllefi dhe abuzimi qe behet me ta me çmimet etj etj etj
Përgjigju