Kosova e angazhuar për të luajtur
miqësoren me Brazilin në 18 nënto

Kosova e angazhuar për të luajtur<br />miqësoren me Brazilin në 18 nënto
Federata e Futbollit të Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që të arrijë marrëveshje me Brazilin për zhvillimin e miqësores.

Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha ka thënë për mediat kosovare se FFK është duke e negociuar mundësinë e zhvillimit të një ndeshje miqësore me Brazilin, një nga kombëtaret më të forta në botë.

“Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për zhvillimin e ndeshjeve miqësore është duke e negociuar mundësinë për zhvillimin e ndeshjes miqësore me Brazilin. Është duke u biseduar për të gjitha detajet dhe mendoj se brenda pak ditësh do të vendoset nëse do të arrihet marrëveshja me Brazilin”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, miqësorja me Brazilin, e cila ka koston e lartë, do të luhet në Kosovë më 18 nëntor. Berisha shpreson se do të realizohet kjo miqësore, e që sipas tij, për futbollin, por edhe Kosovën do të ishte një promovim i mirë në rrafshin ndërkombëtar.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari