Kosova e shqetësuar për dhunën
ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Kosova e shqetësuar për dhunën<br />ndaj shqiptarëve në Maqedoni
PRISHTINE- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj protestave të dhunshme që sot kanë hyrë në ditën e dytë në Maqedoni.

“Po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni përkitazi me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup”, thuhet në reagim.

Më tej, thuhet se “MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni”.

MPJ U bënë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi.“Ministria e Jashtme do të vazhdoj t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre”, u tha në fund të reagimit.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë