Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe Oj Kosovo, Kosovo që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një prononcim për gazetarët, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë as qëndrimin e Komisionit Evropian, as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

Ajo tha se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në këtë pjesë të Evropës gjatë së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e pajtimit, pa harruar dallimet dhe përvojat historike.

“Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos.


Lajmi kryesor:

Incident diplomatik/ Muzika e këngës nacionaliste serbe 'Oj Kosovo, Kosovo' interpretohet në Bruksel në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së! Kos: Nuk pasqyron qëndrimin e KE-së (VIDEO)