Kosova është Evropë, nuk jemi vilajet i Turqisë

Kosova është Evropë, nuk jemi vilajet i Turqisë

Arbana Xharra

Që nga viti 2013, unë nuk udhëtoj në Turqi, dhe nuk e shfrytëzoj asnjë linjë fluturimi nëpërmjet saj.

Kjo, për shkak të paralajmërimeve nga organet tona të sigurisë se unë mund të arrestohem nga sigurimi i atjeshëm për qëndrimet e mia publike për autokratin Erdogan.

Ish- ambasadorja turke, sikurse edhe ambasadorja aktuale kanë shkruar letra të hapura kundër meje. Kam pas polemikë të ashpër publike me të dytën.

Nuk po i numëroj qindra kërcënime dhe fushatën e egër të erdoganistëve kundër meje.

Por, është fakt i ditur se Erdogani është aleat i Rusisë. Amerika dhe Evropa janë duke e shqyrtuar largimin e tij nga NATO për shkak të veprimeve të tij kundër agjendës evropiane.

Erdogani është tiran që ka mbushur burgjet me gazetarë, intelektualë dhe eksponentë opozitarë.

Erdogani çdo ditë kërkon nga Amerika deportimin e Gylenit në Turqi, për të nisur pastaj ciklin e hakmarrjes ndaj tij.

Natyrisht se Amerika nuk bje e një kërkese të tillë.

Mijëra turq: profesorë, shkrimtarë, aktivistë që kanë guxuar të flasin haptazi kundër diktaturës dhe krimeve të Erdoganit u është hapur dera në Evropë dhe SHBA.

Asnjë gylenist nuk i është dorëzuar Erdoganit nga perëndimi deri sot.

Këtë e paska bërë sot Kosova.

Kjo është goditje e rëndë për shtetin tonë.

Unë e kam rreziku familjen me angazhimin tim në funksion të alarmimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare për rrezikun nga agjenda islamiste e Erdoganit për Kosovën.

Do ta bëjë sërish të njëjtën gjë, nuk do të hesht!

Thjesht, ngase nuk jemi vilajet i Turqisë.

Kosova është Evropë, e orientuar qartë nga Perëndimi, por në asnjë mënyrë nga Lindja.

Ma merr mendja, që teksa i lexojnë këta rreshta, shumë erdoganistë nëpër institucione, në universitet, në polici e në FSK, do të shkrehen nga gëzimi, me paramendimin se arrestimet e sotme janë triumf.

E di që ka edhe mijëra të tjerë ushtarë ideologjik të Erdoganit nëpër trojet shqiptare.

Por, një dua t`u them. 500 vjet s’kanë arrit të na zhbëjnë, as edhe 5 mijë të tjera JO!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 29/03/2018 19:53

    Nuk mud te flas per ty o moter kurr ne 97 ne shqipri ne kohen e s,berishes filloi lufta midis midis vllezrve shqiptar nga veriu ne jug perndimi po diskutonte kush do e merte per siper por na dolen edhe vllezrit turq dhe derguan 3000-4000 ushtar se sot do te ishim skllav te ndonje shteti te perndimitl pse nuk flet per demokracionin qe u votua pro per perndimin ne nuk duhet te na ngrihet mendja se perndimi te lan e te lyen ne si shqiptar duhemi te ngrihemipara perndimit pse tokatti kaloinn malit te zi dhe deti greqis kjo esht t patriotizmper te ardhmen e brezave te ardhem.

    Përgjigju
    • visi: 02/07/2018 10:58

      O luli vocer duket se sa i do keta arabet ti mos ke ndonje lidhje gjaku valle? e para nuk jetojme ne 1912 por ne 2018 dhe e dytea ne 97 mesa mbaj mend politikani i pare qe shkeli ishte Romano Prodi e jo ndonje turko arab si pretendon ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan