Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan kundër Lituanisë dhe Qipros në Ligën e Kombeve. Trajneri Franco Foda ka publikuar edhe listën me 24 emrat që do kërkojnë pikë te dardanët.
Ka mbetur jashtë listës sulmuesi kryesor Vedat Muriqi, i cili vuan një dëmtim. Bie në sy rikthimi i Edon Zhegrovës, Aro Muric dhe Florent Muslijës, të cilët u përjashtuan në grumbullimin e fundit, për thyerje të disiplinës. Risia në listë është ajo e portierit Amir Shaipi, që grumbullohet për herë të parë nga Kosova.
Kosova do përballet më 12 tetor ndaj Lituanisë në transfertë dhe pret Qipron në Prishtinë më 15 tetor, në sfidat e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.
Lista e plotë: