Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Shteti i Kosovës u shpall i pavarur më 17 shkurt 2008. Ky ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm për popullin e Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit.
Gazetarja Afërdita Maliqi tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se ishte një rrugëtim për të ia arritur kësaj dite.
"Sot kemi paradën e ushtrisë së Kosoës. Kemi mbledhjen solemne të qeversisë së Kosovës dhe në orën 14:00 kemi protestën. Kosova bën 18 vite shtet dhe ky është një rrugëtim plotë sakrifica, mund edhe gjak. Festa e Pavarësisë këtë vit është pak më ndryshe se po përballemi me gjyqin e padrejtë në Hagë. Është një padrejtësi që Thaçi të gjykohet në Hagë. Një dënim i tyre do të ishtë fatal për Kosovën. Nëse nuk do të ishte Haga ne do ta kishim festuar me shumë krenari Pavarësinë”, tha Maliqi.
Ndër të tjera ajo theksoi se në protestën që do të mbahet për ish-krerët e UÇK në Prishtinë, priten të marrin pjesë rreth 250 mijë qytearë.
“Pritet të jetë protesta më masive në Kosovë, pasi ka edhe mbështetje institucionale. Sipas organizatorëve priten që në këtë tubim të jenë 250 mijë persona në shesh.Të çosh Thaçin para gjyqit është e rëndë. Ne dimë se lufta jonë ka qenë e drejtë, sepse kemi mbrojtur pragun tonë.
Ajo që kemi dëgjuar nga Prokuroria ka qenë shokuese. Më fyese është kur Prokuroria thotë që Thaçi ka mashtruar James Rubin e Ëesley Clark. Si mundet të mashtrojë një djalë 29-vjeçar dipomatët”, përfundoi ajo.
Komente












