Mes urimesh, meshash dhe thirrjesh për reflektim, besimtarët e krishterë në Kosovë kremtuan këtë të diel festën e Pashkëve.

Nga politika te feja, mesazhi që erdhi sot nga Kosova ishte për më shumë shpresë, paqe dhe përgjegjësi .

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi Pashkën si simbol të vlerave më të larta njerëzore, duke theksuar se kjo festë sjell mesazhe për shpresë, dashuri dhe ndryshim për mirë.

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë”, shkroi Kurti.

“Për shumë mot Pashkët, të dashur vëllezër e motra” shkroi ajo në rrjete sociale.

““Kjo festë le të sjellë në jetën tuaj shpresë të re, qetësi dhe më shumë mirësi. Paçi ju dhe familjet tuaja shëndet, paqe dhe dashuri në zemër, si dhe gjithnjë gëzim të përbashkët”,  u shpreh ajo.

Gjergji u kërkoi gjithashtu liderëve politikë më shumë përgjegjësi, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në vend.

“I ftojmë autoritetet politike të vendit tonë që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën të cilën jetojmë, por më të përgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që të ruhet stabiliteti dhe siguria ashtu që të gjithë të kenë aftësinë, guximin dhe zotësinë për dialog me njeri-tjetrin dhe të respektojmë të kaluarën sikur që duhet të ndërtohet e ardhmja”, tha Dodë Gjergji.

Në fund, ai u lut për paqe në botë dhe ndaljen e luftërave, duke theksuar nevojën për më shumë qetësi dhe dialog.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?