Eurodeputetja suedeze Arba Kokalari ka uruar besimtarët Katolikë për festën e Pashkëve nga Gjirokastra qyteti i origjinës së familjes së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ndarë foto nga vizita e saj në jug të vendit, duke e shoqëruar me mesazhin: “Happy Easter from Gjirokastër - the home of Kokalari family…”. (Gëzuar Pashkën nga Gjirokastra - shtëpia e familjes Kokalari).
Vizita e saj në qytetin e njohur për vlerat historike dhe kulturore vjen në kuadër të festave, ndërsa eurodeputetja ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj, duke rikujtuar edhe lidhjen familjare me këtë zonë.
Kokalari është politikane shqiptaro-suedeze dhe pjesë e partisë më të madhe opozitare në Suedi, Partia e Moderuar. Ajo është zgjedhur eurodeputete në vitin 2019 në Parlamenti Evropian, duke u bërë deputetja e parë me origjinë shqiptare në këtë institucion.
Komente












