Kosova feston Pavarësinë
ideatorët ndryshojnë “Newborn”

Kosova feston Pavarësinë<br />ideatorët ndryshojnë “Newborn”
Kosova do të festojë këtë të hënë përvjetorin e tetë të shpalljes së Pavarësisë, ku pritet që të organizohen disa aktivitete në kujtim të kësaj date shumë të rëndësishme për popullin e Kosovës.

Por, ajo çka ka rënë në sy sot, është fakti se ideatorët e ndërtimit të monumentit ose obeliskut simbol të ditës së shpalljes së pavarësisë të vendosur në qendër të qytetit të Prishtinës, kanë ndryshuar pamjen e "Newborn", një traditë kjo e krijuar në vite, ndonëse në imazhe të ndryshme.

Ky monument është vendosur në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë është lyer katër herë me ngjyra të ndryshme, ndërkohë që qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të lënë shënimet e tyre ashtu siç kanë bërë çdo vit.
 
Monumenti simbol i pavarësisë, është vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në Ditën e Pavarësisë më 17 Shkurt 2008.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin