Kosova pranohet zyrtarisht si anëtarja më e re nga Federata Ndërkombëtare e Boksit gjatë punimeve të kongresit te AIBA-s në qytetin Jeju të Koresë së Jugut. Vendimi erdhi pas vizitës në Kosovë të Presidentit të organizimit më të lartë ndërkombëtar të Boksit Ching-Kou Ëu dhe një vit pas pranimit të Kosovës me të drejta të kufizuara në këtë federatë.
Kosova është pranuar nga federatat e Pingpongut, Gjimnastikës, Peshëngritjes, Xhudos, Lundrimit, Hendbollit dhe së fundmi Boksit. Kosova është pranuar me të drejta të kufizuara nga federatat e Mundjes dhe Taekwondos. Lufta më e madhe vazhdon që të bëhet për futbollin, pasi UEFA dhe FIFA po rezistojnë përballë presionit serb për të mos e pranuar shtetin më të ri në Europë në gjirin e tyre.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com