Kosova ka barazuar 1-1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 70-të me Fisnik Asllanin, pas një aksioni të nisur nga Edon Zhegrova.
Vetëm pak minuta më vonë, Kosova ishte pranë golit të dytë, por Milot Rashica goditi shtyllën.
Kur dukej se skuadra e Franco Fodës do të merrte një fitore të rëndësishme, Austria barazoi në minutën e 85-të me Christoph Lang, i cili shënoi me kokë pas një aksioni nga goditja anësore.
Me këtë barazim, Austria ruan kreun e grupit, ndërsa Kosova merr një pikë në shtëpi.







Komente
Komento