Kosova i kërkon Maqedonisë
sqarim për ngjarjen e Kumanovës

Kosova i kërkon Maqedonisë<br />sqarim për ngjarjen e Kumanovës
PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa shprehën të hënën shqetësimin e tyre të thellë dhe dënuan “çfarëdo përfshirje të shtetasve të Kosovës në incidentet në Maqedoni që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve”.
 
Ata i bënë këto komente nëpërmjet një deklarate pas një takimi të përbashkët në të cilin “bënë thirrje për hetim transparent dhe të besueshëm të ngjarjeve të fundit duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të plotë për të zbardhur këto zhvillime të fundjavës në qytetin e Kumanovës. Mekanizmat e drejtësisë dhe sigurisë të Kosovës kanë kërkuar nga homologët e tyre maqedonas hollësi lidhur me incidentet e fundjavës dhe janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ta”.
 
Në deklaratë thuhet se Kosova mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, të qëndrueshme, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën evropiane dhe euroatlantike, me të cilën gëzon marrëdhënie të mira ndërshtetërore.
 
Presidentja Jahjaga ka zhvilluar takime me kryeministrin Mustafa dhe drejtuesit e mekanizmave të sigurisë për të diskutuar këto zhvillime dhe për të bashkërenduar veprimet institucionale brenda Kosovës, përfshirë ndërmarrjen e masave të sigurisë, thuhet në deklaratë në të cilën shprehet keqardhja për familjet e viktimave dhe të lënduarve dhe bëhet thirrje për respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje nga dhuna./VOA/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës