ANGLI- Kosova bëri një paraqitje të mirë në ishull, teksa ka shënuar tre herë në portën e Jordan Pickford. Valon Berisha shënoi që në minutën e 1' pasi Muriqi shfytëzoi një gabim të mbrojtësit anglez Michael Keane. Muriqi nxori përballë portës Valon Berishën i cili nuk e pati të vështirë të shënojë gol.
Por Anglia reagi shpejt duke shënuar plot pesë herë në portën e Arijanet Muric. Vetëm 7 minuta pas golit të Valon Berishës Raheem Sterling mendoi të barazojë sfidën. Më pas Harry Kane , dy gola të Jadon Sancho dhe një autogol i Mërgim Vojvodës e çuan rezultatin thellë. Kosova ishte optimiste para kësaj ndeshje, por duket se euforia e tyre zgjati shumë pak. Por në pjesën e dytë dardanët janë 'ringjallur'. Përsëri Valon Berisha, kësaj radhe katër minuta nga nisja e pjesës së dytë mposhti përsëri Jordan Pickford. Ndërsa Muriqi në minutën e 55' shndërroi në gol një penallti.
Të njëjtën gjë nuk do e bënte bomberin anglez Harry Kane, i cili humbi penalltinë.
Ndërkohë Raheem Sterling është duke bërë një super ndeshje pasi në katër gola, një e ka shënuar vetë ndërsa në tre ka asistuar. Anglia dhe Kosova luftojnë për vendin e parë në grupin A për kualifikueset e EURO 2020. Dardanët nuk u mendua se do të ishin në këto nivele dhe pse favoritë mbeten anglezët për të kaluar më tej si kryesues të grupit.
Momentalisht Kosova është në kuotën e 8 pikëve dhe Anglia me fitoren sot në St. Mary's Stadium të Southampton shkëputet e qetë me 4 pikë në krye.