Kosova i thotë ‘JO’ gazsjellësit amerikan, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Rrezikon partneritetin me SHBA, i shërben interesave të Rusisë

Kosova i thotë ‘JO’ gazsjellësit amerikan, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Rrezikon partneritetin me SHBA, i shërben interesave të Rusisë

Refuzimi që Qeveria e Kosovës i bëri gazsjellësit amerikan, ka sjellë akuzat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ndaj kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit. Haradinaj nuk ka pëlqyer as marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat, duke thënë se më këto veprime të fundit ai po rrezikon seriozisht partneritetin me SHBA dhe kjo sipas tij vetëm se Kurti po i shërben Rusisë

Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj, duke e cilësuar Kurtin si mashtrues, shprehet se është e rrezikshme për Kosovës që ai të vijojë të drejtojë vendin.

“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe partneritetin me SHBA-të. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet të japë dorëheqje. Mbetja e tij në këtë detyrë, qoftë edhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Unë me kohë e kam vërejtur se është mashtrues e i rrezikshëm për vendin. Ata nuk e kanë punën tek kosotoja. Ideologjia e tyre e një të majte pro ruse i bind se gjithçka po bëhet në të keqen e Kosovës. Është absurde sot të guxosh të  arsyetohesh për një grant që i ka 200 milionë pare, e ka një kredi të butë dhe i ka 100 milionë investime në Kosovë, vjen nga Amerika dhe e siguron gastrofikimin e Kosovës. Çdo ditë e humbur nga Qeveria jonë, është një ditë e humbur vonesë në fuqizimin politik, ekonomik dhe të sigurisë së Kosovës”, tha Haradinaj.

Një ditë më parë qeveria e Kosovës njoftoi se nuk do të vazhdojë më tej me përfshirjen e vendit në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane, me arsyetimi se duhet më shumë informacion rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri