Kosova ia lejon vizitën Patriarkut Porfirije më 7 janar, do shkojë i pashoqëruar nga truprojat e tij

Kosova ia lejon vizitën Patriarkut Porfirije më 7 janar, do shkojë i pashoqëruar nga truprojat e tij

Patriarku Portfije, Kreu i Kishës Ortodokse serbe

Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të zhvillojë vizitë Kosovën, pasi më 7 janar festohet Krishtlindja Ortodokse dhe patriarku dëshiron të jetë pjesë e organizimeve dhe përgatitjeve në lidhje më këtë rast.

Patriarku Porfirje është lejuar të vizitojë Kosovës, kjo pas kërkesë zyrtare që i shkroi ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenas Rashiçit. Patriarku do vizitojë Kosovën sot pasdite dhe ka lajmëruar se do shkojë i pashoqëruar nga truprojat e tij. Kjo është një formë e zgjedhur nga vetë ai për të zhdukur tensionet që kanë ndodhur këtë muaj midis Serbisë dhe Kosovës dhe për të treguar që Kosova është një shtet i sigurt.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kërkese pёr vizitë, sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese”, u tha në njoftim.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar që ta vizitonte Kosovën edhe në fund të dhjetorit. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, i kishte parashtruar disa kushte, para se t’i lejohej vizita në Kosovë.

Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë. Deri  te ky vendim institucionet erdhën pasi siç thanë, prifti ortodoks Predrag Popoviç, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas, afër Beogradit, së fundi kishte pranuar se “ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar kufirin me Republikën e Kosovës ilegalisht, dhe duke përdorur rrugët anësore  sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it i kishte vizituar protestuesit në barrikadat ne Leposaviq”.

Më pas, u mor vendimi që kreut të Kishës Ortodokse Serbe t’i ndalohej hyrja në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar të Merdares. Kisha Ortodokse Serbe tha më 25 dhjetor se Porfirije u "trondit" kur mori lajmin se autoritetet në Kosovës i kishin "ndaluar" vizitën e planifikuar në Kosovë. Sipas njoftimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, fillimisht kishte kontaktuar përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it, për t’ua sqaruar se “deklarata e KOS-it është e pavërtetë, pasi kërkesa si e tillë nuk është refuzuar, por është ndërlidhur me deklarimin nga KOS-i që distancohet dhe nuk qëndron prapa veprimeve të përfaqësuesve të saj”.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar të vizitonte Patrikanën e Pejës dhe disa objekte të tjera ortodokse në Kosovë. Porfirije kishte planifikuar që të qëndronte në Kosovë nga 26 deri më 28 dhjetor 2022,  por tensionet midis Serbisë dhe Kosovës ishin të larta dhe u bën arsye pengese për të mos vizituar Kosovën.

 Më 28 dhjetor, serbët vendosën që të largonin barrikadat, pasi argumentuan se kërkesat e tyre për një gjë të tillë ishin plotësuar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump