Kosova krah Ukrainës, këtë javë i dërgon kamionë e autoblinda ushtarake

Kosova krah Ukrainës, këtë javë i dërgon kamionë e autoblinda ushtarake

Foot ilustruese

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka në gatishmëri njësitë e saj për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend. Ai në një intervistë për Anadolu, ka folur për tensionet e fundit me Serbinë, procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, planet për hyrjen në NATO, ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe marrëdhëniet ushtarake Kosovë-Turqi.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadoulu, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës. Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, tha Maqedonci.

Maqedonci tha se vendosja e shumë njësive ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën paraqet rrezik, derisa theksoi se ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative në afërsi të kufirit.

“Duke i shtuar kësaj militarizimin e ushtrisë dhe Serbisë në përgjithësi, ku vlen të theksohet blerja e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia, madje edhe Irani, e shohim këtë si një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Republikën e Kosovës por edhe në vendet e tjera përreth”, theksoi Maqedonci.

Sipas tij, këto zhvillime bazohen në politikën hegjemoniste dhe agresive të qeverisë serbe ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

“Kjo gjë thuhet haptas. Kemi pasur deklaratat e fundit të presidentit Vuçiq se Serbia pret një moment të favorshëm për të marrë veprime ushtarake kundër Kosovës, por kjo na jep të dimë se duhet t’i zhvillojmë kapacitetet tona dhe të ndërtojmë ushtrinë tonë jo vetëm për të përballuar këtë kërcënim, por edhe për t’u ballafaquar me kërcënime të tjera që cenojnë sigurinë dhe territorin e vendit tonë”, tha ai. 

Ai tha se Kosova me Turqinë kanë marrëdhënie të veçanta në fushën ushtarake, bazuar në lidhjet kulturore dhe historike.

“Në fillim të këtij viti nënshkruam një marrëveshje kornizë ushtarake me Republikën e Turqisë në Ankara bashkë me ministrin (Jashar) Gyler. Gjithë kjo mbështetje që Turqia ofron për kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë janë vërtet vitale që vendi ynë, më saktë Ministria jonë e Mbrojtjes dhe FSK, të kenë sot një nivel të lartë profesionalizmi dhe ndoshta të jetë ndër ushtritë më të zhvilluara në rajon,” theksoi ai.

Duke folur për dronët “Bayraktar TB2”, që Kosova i bleu nga Turqia gjatë vitit të kaluar, Maqedonci theksoi se proceset e testimit dhe trajnimit me to janë duke vazhduar. Duke deklaruar se në inventarin e FSK-së kanë produkte turke si raketa kundërtank “Omtas” dhe automjete “Vuran” me sistem të integruar të armatimit të mortajave 120 milimetër, Maqedonci shtoi gjithashtu se do të blejnë nga SHBA-ja raketa kundërtank “Javelin”, për të cilat procesi ende po vazhdon. FSK-ja, e cila u themelua në vitin 2009, filloi procesin e transformimit në ushtri me ndryshime ligjore nga viti 2018, process ky I cili pritet të zgjasë 10 vjet. /KosovaPress/

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refugjati: 09/04/2024 12:33

    More ju jeni te qmendur si nuk ju vie turp ti japni Ukraines mjetet ushtarake kurse per veten tonë nuk kemi mjaft armiku jon shekullor po u versul del brenda dite ne detin Adriatik . Ne jemi duke u rjepur deri ne kocka tu I dergu ndihma per Atdheun e ju jepni Ukraines. Nga une nuk ka ma ndihma harrojeni

    Përgjigju
  • GOLI: 08/04/2024 13:51

    ORE ÇUNA...FARE SHPEJT E FUTET NE HARESE UKRAINEN SI ALEATE E SEFBIT PER TE NA VRARE....ORE TE KEQEN...MOS NDOSHTA FEUDALIZMI JU KA FUTUR HORMONET NE TRAP......

    Përgjigju
  • Maks: 07/04/2024 14:13

    Bravo kosova jepjani te gjitha ukraines skan cju duhen armatimet Ne rast lufte me serbin lufton nato per ju.skeni pse te vriteni ju

    Përgjigju
  • Kuksiani: 07/04/2024 12:57

    Kosova ndimë Ukrainës me kamionë? Po pse nuk na i jep neve që nuk kemi.

    Përgjigju
    • Ushtaraku: 07/04/2024 14:00

      Po ku e di ti qe ne s'kemi? Ne kemi, dhe shume. Sot ka nevoje Ukraina.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja