KOSOVË - Në qytetin e Pejës në Kosovë u mbajt Kampionati Ballkanik i Xhudos për të rritur. Nëntë shtete nga rajoni morën pjesë në këtë aktivitet, teksa në Pallatin e Sportit "Karagaqi" ishin sportistët e Kosovës që mbretëruan, duke treguar se jo rastësisht janë kampionë në këtë sport.
Për Shqipërinë i vetmi që siguroi podiumin ishte Indrit Çullhaj. Sportisti i Tiranës mori medaljen e bronztë, për vendin e tretë. Çullhaj, ish-kampion Ballkani, fitoi medalje bronzi në peshat 73 ilogramë, që ishte edhe një prej kategorive me konkurrencën të fortë në këtë aktivitet.
Xhudisti i Tiranës kaloi me sukses tri sfidat e para, për t’u mundur më pas nga kampioni i Europës, shqiptari i Kosovës Akil Gjakova. Çullhaj reagoi mjaft mirë në duelin për medaljen e bronztë, aty ku mposhti turkun Soner Kumtas, duke siguruar një vend në podium, për t’i dhënë kështu medaljen e vetme Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Xhudos.
Nga ana tjetër Kosova dominoi këtë aktivitet me tetë medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta; kjo në garat individuale për të rritur. Kosova u shpall kampione edhe në garat ekipore, duke shtuar edhe një tjetër medalje të artë, për ta çuar në total në 15 medalje bilancin e këtij aktiviteti.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47