Kosova me prefiks 383
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin e Kosovës, deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve në çështjet që janë të lidhura me planin për veprim.
Në Bruksel dje janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte tek dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim ku parashihen obligimet dhe afatet për palët, sipas kësaj marrëveshje.
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin e Kosovës, deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve në çështjet që janë të lidhura me planin për veprim.
“Në këtë kuadër ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe jemi pajtuar që të përshpejtohet ky proces duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces. Në këtë kuadër, Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëjë Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.
Më tutje, sipas një komunikate të publikuar sot, ministrja Tahiri, theksoi se pjesë e marrëveshjes është një lejim i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm përmes procedurave tenderuese ndërkombëtare. Me dakordimin final të këtij plani për zbatim që pritet të përmbyllet në takimin e radhës do të shuhen operatorët ilegal që kanë vepruar në Kosovë në fushën e telekomunikacionit.
Ministrja gjithashtu tha se u pajtuam që gjatë këtij muaji sërish të zhvillohen takime në Bruksel në mënyrë që të precizojmë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, si dhe pas rrumbullakimit të këtij procesi, ky dokument të paraqitet për trajtim dhe aprovim në nivelin e kryeministrave të dy shteteve dhe PL/BE-së Mogherini, që pritet të mbahet së shpejti.
/Gazeta Express/Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.6%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 4202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera
4 Gusht, 21:34
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18
-
Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke nuk do merrte as 10% vota në Himarë
4 Gusht, 21:13
-
Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën
4 Gusht, 21:07
-
Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Himarë, KQZ: Votuan 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë
4 Gusht, 20:48
-
Gjikuria flet pas përfundimit të votimeve: Do pranoj verdiktin e himarjotëve! Tek unë shohin shpresën, po të dojë Tavo të punojë për mua
4 Gusht, 20:40
-
Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës
4 Gusht, 20:12
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56