Foto: Albin Kurti dhe Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj i ka shprehur urimet e tij për suksese në drejtimin e vendit drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së qytetarëve të Kosovës.

Kreu i shtetit ka theksuar bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave të ardhshme.

"Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.

Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë", shkruan Begaj në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kallas: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE! Begaj: Urime Albin Kurti