Kosova me valutë të re, 
mund të ketë emrin “Dardan”

Kosova me valutë të re, <br />mund të ketë emrin “Dardan”
KOSOVË - Valuta e huazuar e Euros në Kosovë pritet të zëvendësohet shumë shpejt me një monedhë vendase, e cila me shumë gjasa do të quhet “Dardan”.
 
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një samiti të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili u mbajt në Mal të Zi.
 
Hamza është shprehur se po punohet për mundësinë e futjes në treg të një valute vendase, edhe pse nuk ka konkretizuar një emër. Ndërkohë mediat kosovare flasin se do të ketë një monedhë vendase që do të zëvendësojë euron, e cila od të quhet “Dardan”.
 
Edhe më herët, ekspertë vendas e shohin si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, si instrumentin më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë.
 
Sipas tyre, adaptimi i një valute unike në Kosovë apo përdorimi i një valute të vendeve të rajonit, siç mund të jetë ajo e Shqipërisë, duket i pamundur për momentin. Gjithsesi, ata vënë theksin për një stabilitet valutor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim