KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Kosovë sasia e parë e vaksinave anti-COVID nga kontrata e nënshkuar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer.
Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar personeli shëndetësor, grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, mësuesit, forcat e sigurusë dhe policia. Me ardhjen e doza të tjera të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të shtrihet vaksinimi edhe në kategori të tjera të popullsisë me qëllim imunizimin e 60% të popullatës brenda vitit 2021.
“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, shkruhet në njoftim.
![]()
Komente

