Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës maratoi në seancën e sotme Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Deputetët ftuan institucionet shtetërore të nderojnë viktimat duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Pika e parë e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë. Kurse, pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e konsideron këtë veprim fisnik dhe të duhurin. Ai shtoi se masakra e Srebrenica është një ndër më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore dhe se duhet të marri dënimin e merituar.

“Ky është veprimi fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të Kosovës, të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera që i përfaqësoni, por mbi të gjitha në emër të universales tonë njerëzore, dëshirës sonë për paqe dhe drejtësi. Srebrenica është masakra më e madhe e ndodhur në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore. Dënimi i krimeve gjenocidale, të cilin po e bëjmë edhe përmes rezolutës së sotme, duhet të jetë i përhershëm, i padiskutueshëm, dhe i kudondodhur, në mënyrë që në të ardhmen ato të mos përsëriten kurrë më.”, shprehet Kurti.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksander Vuçiç është shprehur se një të tillë e ka pritur nga Kosovë, por jo nga Mali i Zi .

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t'i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiç.

Masakra e Srebrenicës, konsiderohet mizoria me e madhe që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara.

Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Kuvendi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Osmani: Krimet serbe të mbajnë emrin e vërtetë, gjenocid

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot rezolutën për gjenocidin në Srebenicë. Sipas Osmanit, krimet e serbisë që ka ushtruar ndaj popullit të Bosnje-Hercegovinës dhe Koosvës duhet të mbajnë emrin e vërtetë gjenocid.

Në një postim në ‘Facebook’ Osmani shkruan se me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës ndaj gjenocidit serb që u është ushtruar qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit.

Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit.

Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t'i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit.

Kohë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Tani është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje  të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid”, shkruan Osmani.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 09/07/2021 12:30

    Krijoni unitet politik e kombear,si per gjitha ceshtjet e kombin dhe shtetit edhe per gjenocidin serbe ne Kosove.Por, paraprakisht,per interesa partiake e grupore, mos thelloni percarjen,shemtine tradicionale kombetare, te cilen na e mbollen si "mish dhie" pushtuesite tane,vecmas okupuesite serbe.

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/07/2021 17:06

    A e ka bër këtë edhe Parlamenti i Shqipërisë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)