Kuvendi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Osmani: Krimet serbe të mbajnë emrin e vërtetë, gjenocid

Kuvendi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Osmani: Krimet serbe të mbajnë emrin e vërtetë, gjenocid

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot rezolutën për gjenocidin në Srebenicë. Sipas Osmanit, krimet e serbisë që ka ushtruar ndaj popullit të Bosnje-Hercegovinës dhe Koosvës duhet të mbajnë emrin e vërtetë gjenocid.

Në një postim në ‘Facebook’ Osmani shkruan se me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës ndaj gjenocidit serb që u është ushtruar qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit.

Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit.

Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t'i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit.

Kohë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Tani është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje  të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid”, shkruan Osmani.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan