Kosova mund të marrë në Shkurt
2016 rekomandimin për vizat 

Kosova mund të marrë në Shkurt<br />2016 rekomandimin për vizat 
Kosova mund të marrë përgjigjie pozitive sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave gjatë muajit shkurt të vitit 2016.

Fakti është bërë i ditur nga Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Collaku i cili është shprehur për mediat se tashmë janë arritur edhe tetë kriteret e përmendura nga Bashkimi Europian, duke u zbatuar nga institucionet.

Megjithatë, sipas tij, akoma mbetet shumë punë në adresimin e kritereve që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të kompleksitetit dhe përfshirjes së shumë institucioneve në hetim.

Ndërkohë, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, i cili së fundmi mori pëlqimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mirëpo që po vazhdon të kundërshtohet nga opozita, Çollaku ka ftuar këta të fundit për dialog që sa më parë ta tejkalojnë këtë proçes. 

Ministri Çollaku ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se izolimi i mëtutjeshëm dhe i pakuptimtë i Kosovës vetëm sa do të krijojë hapësirë për akterë të tjerë rajonalë apo ndërkombëtarë, të cilët në asnjë rast nuk ndajnë vlera të shoqërive demokratike, pjesë e të cilave synojmë të jemi edhe ne.
Mosmarrja e dritës jeshile për liberalizimin e vizave në Kosovë është bërë herëpashere edhe temë debatesh mes pozitës dhe opozitës në Kosovë të cilat fajësojnë njëri-tjetrin për mos miratimin nga Bashkimi Europian.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin