Kosova në një linjë me BE e SHBA
vendos sanksione ndaj Rusisë  

Kosova në një linjë me BE e SHBA<br />vendos sanksione ndaj Rusisë  
Edhe Kosova është iu është bashkuar Bashkimit Europian dhe SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është aprovuar vendimi për vendosjen e sanksioneve për Federatën Ruse. Sipas qeverisë së Kosovës vendimi është në koordinimin e plotë me partnerët e Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimi është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtarë dhe është përpjekje për të dënuar shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur, dhe agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Vendimi parasheh një listë të institucioneve të ndryshme që duhet të jenë zbatuese të vendimit për sanksione.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbështet sanksionet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj autoriteteve të Federatës Ruse. Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër, varësisht nga rrethanat që mund të krijohen” ka deklaruar kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje