Kosova në OSBE? Daçiç: Nuk ka
shanse, vendimet me konsensus

Kosova në OSBE? Daçiç: Nuk ka<br />shanse, vendimet me konsensus
Kosova nuk ka shans që të pranohet në OSBE, derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike, e kjo nuk do të bëhet në Vjenë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç.
 
Në një konferencë në gazetarë Daçiç ka thënë se nuk janë të reja kërkesat që Kosova të inkuadrohet në OSBE dhe kjo bëhet vazhdimisht.

“Kur është fjala për OSBE-në vendimet merren me konsensus. Dihet sa është i vështirë konsensusi, ka thënë Daçiç të enjten derisa edhe zyrtarisht e ka marrë kryesimin e kësaj organizate në emër të Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se OSBE-ja ka 57 shtete anëtare, gjë që dëshmon se Kosova nuk ka shans të jetë anëtare e OSBE-së.



Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?