Anëtarësimin e Kosovës në UEFA e ka kundërshtuar me nota të forta edhe zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Ai tha se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika. Serbia tha Daiçiç do të përdorë mjete ligjore për të kundërshtuar vendimin

Sipas Daçiç akti i pranimit të Kosovës është premtim i sponzorëve të pavarësisë.

"Pranimi i Kosovës në UEFA është një fakt më shumë se ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave. Ky pranim shkelë statutet e UEFA-s dhe është një premtim i sponzorëve të pavarësisë. Federata Serbe do të përdorë mjetet ligjore për të kundërshtuar këtë vendim jo legjitimi" ka thënë Daçiç.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)