Kosova ndaloi dinarin serb në tregun e saj/ Beogradi do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në OKB

Kosova ndaloi dinarin serb në tregun e saj/ Beogradi do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në OKB

Petar Petkoviç

Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendimin e Kosovës, për ndalimin e dinarit, i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti i këtij viti.

Lajmi u dha nga drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha për mediat serbe se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak “tensioneve ekzistuese”.

Ndër të tjera, Petkoviç, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një krizë me vendimin për ndalimin e dinarit serb.

“Do të luftojmë që të marrim shumicën e nevojshme të votave që të mbahet ajo seancë dhe arsyen pse kërkojmë një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se me veprimet tona, me akte dhune që përshkallëzohen dita-ditës, Albin Kurti po pastron etnikisht popullin serb në Kosovë e Metohi ose, siç thuhet ligjërisht në konventa, po krijon  kushteve të tëq pajetueshme për nënshtrimin e  serbëve”,- ka thënë Petkoviç.

"Nuk dua t'ju them se çfarë pasojash ka kjo në arsim, në shëndetësi. Si do të sigurojnë këta njerëz pajisje për kopshte, shkolla, spitale",- shtoi ai. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor