Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë mesnatës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit dhe 11 të lënduar.
Erë me fuqi uragani në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut, erërat arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup çka sipas klasifikimit të fuqisë së erës konsiderohet të ketë fuqi uragani.. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 11 persona të lënduar.
Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin.
Kosova në alarm
Kosova është vënë në alarm për shkak të përkeqësimit të motit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e vendit, duke njoftuar se gjatë ditës priten stuhi të forta të shoqëruara me bubullima.
Sipas IHMK-së, në disa zona stuhitë mund të shoqërohen me reshje intensive shiu, breshër dhe stuhi të forta
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë ose pranë objekteve metalike, të mbrojnë pronën nga breshëri dhe erërat e forta, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.
Miliona euro dëme në Bosnje
Në Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni i Hercegovinës u godit më rëndë, veçanërisht zona e Nevesinjes. Kryetari i bashkisë, Milenko Avdaloviç, deklaroi se dëmet në bujqësi arrijnë në miliona marka boshnjake.
Sipas tij, stuhia shkatërroi pothuajse tërësisht kulturat e patateve, qepëve, lakrave dhe pemishtet, ndërsa dëme u raportuan edhe në vreshtat e zonave Grude dhe Ljubushki.
Përmbytje në Kroaci
Edhe Kroacia u përball me mot të ashpër, sidomos përgjatë bregdetit të Adriatikut. Në ishullin Hvar, niveli i detit u rrit me rreth 1.5 metra, duke përmbytur shëtitoren dhe disa rrugë në Stari Grad. Rritje e nivelit të detit u regjistrua edhe në ishujt Vis dhe Korçula, por pa dëme të mëdha.
Shkencëtarët paralajmërojnë se, si pasojë e ndryshimeve klimatike fenomenet ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet e ardhshme
Moti i keq ka goditur rëndë Italinë qendrore, ku një stuhi e fortë me breshër me përmasa të mëdha ka lënë të paktën 60 persona të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa, automjete dhe bujqësi.
Zona më e prekur ishte provinca e Ascoli Piceno, ku dhjetëra persona përfunduan në spital me plagë të shkaktuara nga kokrrat e mëdha të breshrit. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë emergjencës u trajtuan gjithsej 165 persona, edhe pse jo të gjithë ishin të lidhur drejtpërdrejt me stuhinë.
Zjarrfikësit kanë kryer rreth 300 ndërhyrje për pemë të rrëzuara, përmbytje dhe dëme nga era e fortë, ndërsa ekipet vijojnë punën në terren.
Stuhia ka goditur rëndë edhe sektorin e bujqësisë. Shoqatat e fermerëve raportojnë dëme të mëdha në vreshta, ullishte, pemëtore dhe kultura të tjera bujqësore, ndërsa në disa zona humbjet janë thuajse të plota.
Edhe automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Sipas Federatës Italiane të Autokarrocerive, kostoja e riparimit të një makine të dëmtuar nga breshri mund të variojë nga rreth 900 deri në 10 mijë euro.
Pas stuhisë, autoritetet lokale dhe shoqatat e fermerëve kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës për të siguruar mbështetje për familjet, bizneset dhe sektorin bujqësor.
Stuhitë e forta që përfshinë Maqedoninë e Veriut arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup çka sipas klasifikimit të fuqisë së erës konsiderohet të ketë fuqi uragani.. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 11 persona të lënduar.
Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin.
Pamjet tregojnë pasojat e lëna nga stuhitë që goditën vendin që nga mbrëmja e së martës










Komente
Komento