PRISHTINË, 1 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Në Kosovë në 1 shtator fillon viti i ri shkollor 2014/2015, të cilin kryeministri Hashim Thaçi ua uron nxënësve dhe mësimdhënësve, duke theksuar përkushtimin për rezultate sa më të mira.
"Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë, në moralin dhe misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale", shprehet Thaçi në një mesazh drejtuar pak më parë.
Ministria e Arsimit e Kosovës ka deklaruar se e ka përfunduar me sukses procesin e përgatitjeve, ndërsa përgjegjësve nëpër komuna u ka shpërndarë kalendarin e vitit të ri shkollor, me kërkesën që të respektohet me përpikëri që të arrihen rezultatet e pritshme./a.g/
/Shqiptarja.com