Kosova përkujton masakrën e Reçakut
Përkujtohet sot masakra e Reçakut, e para 14 viteve, një nga shumë dëshmitë rrënqethëse të krimeve të forcave serbe me përmasa spastrimi etnik e gjenocidi kundër shqiptarëve.
KOSOVE - Përkujtohet sot masakra e Reçakut, e para 14 viteve, një nga shumë dëshmitë rrënqethëse të krimeve të forcave serbe me përmasa spastrimi etnik e gjenocidi kundër shqiptarëve. Në 15 janarin e vitit 1999, në Reçak, 45 shqiptarë u rrëmbyen në shtëptë e tyre e u masakruan në fshatin e tyre, ku granatimet me artileri të rëndë kishin nisur herët në mëngjes dhe banorët e ndodhur edhe nën rrethimin e hekurt të forcave serbe nuk mund të largoheshin.
Ambasadori amerikan Uilliam Uoker, në atë kohë shef i Misionit Verifikues të
OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e masakrës dhe duke parë njerëzit e ekzekutuar e masakruar e cilësoi atë krim kundër njerëzimit.
"T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t’i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them", është cituar sot nga media kosovare deklarata e atëherëshme në Reçak e Ambasadorit Uoker, i cili më pastaj në konferencën me gazetarë, pa ngurrim ka thënë se nga ajo që pa është masakër dhe krim kundër njerëzimit.
Rreth dy muaj pas masakrës së Reçakut, në ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën dhe popullin e saj, aviacioni i NATO-s filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitullimin e Slobodan Milosheviçit, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Në luftën e para 14 vjetëve në Kosovë, forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15