Kosova pas zgjedhjeve – Daka: KQZ nuk është duke u vonuar me rezultatet përfundimtare
PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë do të bëhen publike pas përfundimit të rinumërimit të kutive të votimit, proces i cili ka filluar, tha sot pasdite kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Ajo u shpreh se, KQZ nuk është duke u vonuar me shpalljen […]
PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë do të bëhen publike pas përfundimit të rinumërimit të kutive të votimit, proces i cili ka filluar, tha sot pasdite kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Ajo u shpreh se,
KQZ nuk është duke u vonuar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi nuk mund të tejkalohen procedurat e parapara me ligj.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore është duke e kryer punën e tij sikurse edhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve", tha Daka.
Ajo bëri thirrje që të mos bëhet presion ndaj KQZ-së pasi deri më tani gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave të parapara. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë më parë më transparent, e aq më tepër Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Na lejoni ta përfundojmë punën tonë sipas ligjeve në fuqi", tha kryetarja Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot pasdite mbledhjen e radhës, ku koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se të enjten në mbrëmjë është përmbyllur procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë, ndërsa të premten në mëngjes ka filluar rinumërimi i kutive të votimit sipas vendimit të KQZ-së dhe brenda disa ditësh do të përmbyllet ky rinumërim.
Në një mbledhje të kaluar, KQZ vendosi për rinumërim pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve paraqiti raportin me rekomandime për rinumërimin e 18 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të subjekteve politike dhe të 421 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32