Kosova pas zgjedhjeve: Rinumërim 51 vendvotimeve

 
KQZ e Kosoves- Foto: ATSH
PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në zhvillimet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nis sot rinumërimin e 51 vendvotimeve. Në 38 vendvotime rinumërimi bëhet vetëm për kandidatët përbrenda të njëjtit subjekt politik, kurse në 13 të tjerat të gjitha fletëvotimet brenda kutive të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme urdhëroi rinumërimin konform vendimit të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të ofrojë transparencë të plotë për vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ-ja bëri të ditur se ka pranuar heqjen dorë nga mandati i deputetes të kandidates për deputete, Vlora Çitaku.
Sipas medias, më herët kishte zëra se Çitaku, aktualisht ministre kosovare e Integrimit, do të caktohet në një post diplomatik në New York./k.s/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS