23 vjet më parë, u shfaq për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Shkak i bërjes së tyre publike ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci nga ana e forcave serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Ndërkohë që sot në Kosovë përkujtohet edhe ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Adem Jashari, Komandanti i cili me luftën e tij të drejtë u bë simbol për Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij u bë i njohur në fundin e nëntorit 1997, në Rezallë të Re. Në këtë betejë ushtarët shqiptarë i ndërprenë rrugën autokolonës serbe, në krye qëndronte Adem Jashari dhe Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti, duke shënuar edhe fitoren e parë të UÇK-së.
Nuk do të kalonte shumë kohë dhe policia serbe do të sulmonte shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, filloi edhe sulmi ndaj familjes Jashari. Aty do të humbiste jetën Adem Jashari dhe familja e tij, për t’u bërë tanimë të pavdekshëm në historinë dhe memorien e kombit shqiptar.
Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
77%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 1606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Analiza: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
5 Prill, 12:53
-
Lotët e një kampioni, Vedat Muriqi pas golit kundër Real Madridit: Dukem i shëmtuar dhe i ashpër, por jam njeri
5 Prill, 11:55
-
Kreshnik Spahiu: Pse tifozëria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
2 Prill, 10:26
-
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet terren, Kosova rritje historike! Franca merr kreun
2 Prill, 08:57
-
VIDEO/ Juventusi bashkon Edon Zhegrovën me Kenan Yildiz, turku ngushëllon shokun e skuadrës në 'Fadil Vokrri'
1 Prill, 13:23
-
I shkuan një hap larg Kupës së Botës, presidentja Vjosa Osmani dekoron përfaqësuesen e Kosovës në futboll
1 Prill, 10:26
-
VIDEO/ Tifozët e Kosovës dhe Turqisë festojnë së bashku në Prishtinë, nuk mungon flamuri i UÇK-së
31 Mars, 19:24
-
S'ka Botëror për Kosovën, 'Dardanët' mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë! Miqtë në fazën e grupeve pas 24 vitesh
31 Mars, 15:55
-
Agjenti i Fisnik Asllanit konfirmon negociatat me Barcelonën
30 Mars, 14:44
-
Presidenti i federatës turke 'kokë më kokë' me Albin Kurtin, motivon lojtarët para finales në Kosovë: Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror
30 Mars, 12:03
-
Kosova në prag të historisë, trajneri Franco Foda 'me këmbë në tokë': Turqia ka një ekip shumë të mirë, shanset janë të barabarta për Kupën e Botës
30 Mars, 11:28
-
Vedat Muriqi beson te fitorja e Kosovës kundër Turqisë: Do jetë lumturia më e madhe e shtetit tonë pas Pavarësisë
30 Mars, 11:04