Pasnesër do të prezantohet zyrtarisht trajneri i ri përfaqësueses kosovare të futbollit. Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka zbuluar emrin zyrtarisht, mësohet se verdheblutë kosovarë do t’i drejtojë trajneri zviceran Bernard Challanders.

Me pasardhësin e Albert Bunjakut mësohet se është arritur parakontratë, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pasi të vendosë Komiteti Ekzekutiv.

66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Basel, ndërsa më parë ka qenë trajner i Armenisë, nga e cila kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015, vetëm një ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria në ciklin kualifikues të “Euro 2016”.

d.c./shqiptarja.com