Teksa Kosova prezantonte në Heraklion të Greqisë përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030", delegacioni i Serbisë u largua nga salla në shenjë proteste. Pavarësisht këtij reagimi, prezantimi vijoi normalisht, ndërsa ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, paraqiti para Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare progresin e deritanishëm dhe planet e Kosovës për organizimin e Lojërave në vitin 2030.
Gashani prezantoi punën e bërë deri më tani dhe ecurinë e përgatitjeve për organizimin e këtij eventi të madh sportiv ndërkombëtar. Përmes materialeve vizuale, statistikave dhe të dhënave konkrete, ai informoi përfaqësuesit e vendeve anëtare mbi hapat që ka ndërmarrë Kosova në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Raportimi i Kosovës ishte pjesë e agjendës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku vendet organizatore paraqesin ecurinë e përgatitjeve për edicionet e ardhshme të Lojërave.
Kosova synon që gjatë katër viteve të ardhshme të përfundojë përgatitjet infrastrukturore dhe organizative, për të qenë gati për organizimin e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030








Komente
Komento